
Anglia i ka shpëtuar humbjes në sekondat e fundit të lojës pasi Harry Kane ka barazuar rezultatin 2-2 përballë Skocisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
20 minutat e fundit të lojës u zhvillua një ndeshje shumë emocionuese ku fillimisht ishte Oxlade-Chamberlain që kaloi në avantazh Anglinë.
Ndërsa Skocia u kundërpërgjigj vetëm në minutën e 87’ ku Griffiths brenda tre minutave realizoi dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin.
Kane u shndërrua në një hero për Anglinë pasi në minutën 90+2’ shënoi golin e barazimit.
Anglia pozicionohet në vendin e parë me 14 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se Sllovenia e vendit të dytë.