Derbi shqiptar po hetohet, ja arsyeja

292
15253568-10207641191976796-8887933168673644186-n-470x264_1480957560-347747

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur hetimin për derbin Tirana-Partizani, ndeshje e cila u shoqerua me incidente dhe u zhvillua ne dy dite, per shkak se u nderpre energjia elektrike në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Partizani ka bërë kërkesë zyrtare për të marrë tri pikët në tavolinë pasi e cilëson përgjegjësi të Tiranës mungesën e një gjeneratori për mbarëvajtjen e takimit në datën e përcaktuar nga Sektori i Garave.

Në këtë rast do të shqyrtohen jo vetëm rregulloret e kampionatit, por edhe dokumentacioni i klubit ndaj palëve të treta që duhej të siguronin energjinë në impiant, për të vërtetuar që bardheblutë kishin kryer çdo lloj përgatitjeje që parashikon rregullorja, shkruan Panorama. Në këto hetime pritet të përfshihen edhe ngjarje të tjera që ndodhën në atë ndeshje si fyerjet në kor të tifozëve apo momentet e tensionit para fillimit të takimit ku disa prej tyre u përplasën me forcat e rendit.

Vendimi

Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 76 dhe 77 të KDS.

VENDOSI:

Çeljen e hetimit të përgjithshëm disiplinor për ndeshjen midis KF “Tirana” dhe KF “Partizani”, me datë 30.11.2016 – 01.12.2016 . Ngarkohen sektorët përkatës të FSHF-së për të mbledhur fakte dhe prova rreth problematikave të vërejtura gjatë këtij takimi.

Comments