Deri më sot kanë aplikuar vetë 1.011 mërgimtarë për të votuar



Vazhdon edhe më tej mundësia e paraqitjes së qytetarëve të cilët janë në qëndrim ose punë të përkohshme jashtë vendit por që duan të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve thonë paraqitja e qytetarëve për të votuar në zyrat konsullatave ose ambasadave të Maqedonisë do të zgjasë deri më 11 nëntor. Nga KSHZ, përmes kumtesës për media njoftojnë se deri sot në ora 14:00, në aplikimin elektronik të ueb faqes së Komisionit shtetëror të zgjedhjeve janë paraqitur gjithsej 1011 qytetarë që Maqedonisë, prej të cilëve 515 paraqitje janë pranuar, 32 janë refuzuar, ndërsa 464 paraqitje janë në fazë të shqyrtimit dhe përpunimit. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve u bën thirrje të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët janë për punë ose qëndrim të përkohshme jashtë vendit, që të paraqiten për të votuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qytetarët mund të paraqiten përmes aplikimit elektroni të vendosur në Ueb faqen e KSH-së dijaspora.sec.mk.