Deri më sot të drejtën e votës e kanë vërtetuar 756 votues, ja dhe mënyra më e lehtë për paraqitje të verifikimit
Deri sot në ora 13:00, deri te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë paraqitur gjithsej 756 qytetarë, transmeton Zhurnal.mk
Nga të paraqiturit siç informon KSHZ, 207 janë paraqitur në njësitë rajonale dhe zyrat, si dhe zyrat shtesë të KSHZ-së, ndërsa 549 për paraqitje e kanë shfrytëzuar veb aplikacione e cila është në faqen e internetit të KSHZ-së.
Ndryshe,anëtari i Këshillit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi ditë më parë në një postim të tij në facebook, për të gjithë votuesit e kontestueshëm që gjinden në listën e veçantë që u publikua nga KSHZ, shpjegon mënyrën e vërtetimit të votë së tyre, transmeton Zhurnal.mk
Jakupi këtë shpjegim të detalshëm e ka bërë me qëllim që gjithë votuesit e kontestueshëm nga numri total prej 39 502 votuesve,se si të vërtetojnë votën e tyre.
Jakupi shpjegon mënyrën se në rast që këta votues të kontestueshëm kanë verifikuar votën e tyre, duke i dërgua të dhënat e tyre me dokumente të skenuara deri në KSHZ, nëse duan të vërtetojnë votën e tyre, duhet të shkruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre në këtë link. klinkoni këtu.
Në këtë dritare për verifikim ju do ta shihni gjendjen reale se a është pranuar verifikim yt. Në rast se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, atëherë sipas Jakupit ju duhet të paraqiteni për verifikim në këtë link KLIKONI KËTU, ose të njëjtë gjë mund ta bëni ose në njësitë rajonale ose zyrat plotësuese të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.