Deri në ora 11:00 në Ferizaj votuan 11.29 për qind e qytetarëve

144

Në Komunën e Ferizajt deri tashti nuk është shënuar ndonjë incident, apo ndonjë vepër e kundërligjshme, megjithëse frekuentimi i qytetarëve për të votuar është mjaftë i madh. Deri në orën 11:00 në komunën e Ferizajt kanë votuar 12255 qytetarë, apo 11.29 për qind.

Të gjithë kandidatët për të parin e Ferizajt pas kryerjes së obligimit qytetar kanë ftuar të gjithë qytetarët e Ferizajt që të dalin në votime dhe të vendosin për të ardhmen e tyre, njofton gazetari i “Kohës Ditore” nga regjioni i Ferizajt.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, edhe këto të fundit janë të përafërta. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013 deri ora 11:00 patën votuar gjithsejtë 13470 apo 13.44 për qind, në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2014 deri në ora 11:00 patën votuar 10.326 qytetar apo 10.26 për qind. Në Zgjedhjet e fundit Parlamentare të qershorit 2017 deri në ora 11:00 kishin votuar gjithsej 9488 qytetar apo 8.86 për qind.

Comments