Deri në orën 13:00, votuan 39.9% e votuesve malazez

203
fresco

midle
gjukanovic

Në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Mal të Zi deri në orën 13:00 në qendrat e votimit kanë votuar 39.9% e qytetarëve me të drejtë vote, njofton Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Votimet deri tani janë të qetë me disa parregullsi të vogla.

Siç raporton CDT, në qendrën e votimit 116-A në Tuz erdhi deri te ndërprerja e shkurtër e votimit për shkak të një mosmarrëveshje në mes anëtarëve të komisionit, raporton “Malësia”.

Në Ulqin në qendrën e votimit Nr 36, objekti Sadikoviq, është vazhduar votimi, pas një vizite të KKZ (DIK). Ndërprerja në këtë vendvotim zgjati një orë e 18 minuta, që do të thotë që për kaq kohë votimi duhet të zgjatet.

Po ashtu CDT raporton se në Ulqin në një numër të konsiderueshëm të vendvotimeve ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë elektrike dhe votimi ka vazhduar me sistemin e vjetër të votimit.

Aktivistët e partive politike janë vërejtur në afërsi të qendrave të votimit në Guci, Rozhajë, Podgoricë dhe Nikshiq.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7, dhe do të mbyllet në orë 20:00.

Comments