Deri tash në Maqedoni janë sulmuar 35 gazetarë

266

Deri tani në Maqedoni janë sulmuar 35 gazetarë dhe asnjëri prej këtyre rasteve nuk është zbardhur dhe nuk janë dënuar autorët e ngjarjeve, transmeton Agjencia e Lajmeve Flaka duke u thirrur në evidencat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Kryetari i kësaj shoqata, Naser Selmani apeloi dje deri tek ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, të mbajë premtimin e dhënë publik se do t’i zbardhë të gjitha rastet e këtyre sulmeve, pasi deri tani asnjëri nuk është zbardhur.
Me zbardhjen e të gjitha rasteve do të krijohen kushte optimale për punën e papenguar të gazetarëve, përkujtojnë nga ShGM.
Në raportin më të ri të Freedom House për lirinë e shtypit, Maqedonia nga grupi i vendeve pjesërisht të lira ra në grupin e vendeve jo të lira.
Comments