Derisa ishin në gjumë, mysafirë të paftuar ju futen me makinë
Një shofer nga Zagrebi me makinën e tij ka përfunduar në dhomën e gjumit të familjes Pozhega.
22 vjeçari shofer i makinës së tipit “Opel Astra” mbrëmë rreth mesnatës duke ikur nga policia, e cila ishte duke u munduar për ta ndaluar ka përfunduar në “mysafirë” në një familje derisa ishin në gjumë. Ai me siguri ka qenë nën ndikimin e alkoolit derisa kishte qenë duke drejtuar timonin.
“Një orë më përpara isha në dhomën e ndenjës duke shikuar televizion. Ika për të fjetur në dhomën e gjumit. Në gjumë dëgjova një krismë të madhe. Në atë moment, nuk e dija çfarë po ndodh. Kur dola të shikoj, kisha çfarë të shoh. Një shofer i ri kishte hyrë me makinë në shtëpinë time, më saktësisht në dhomën e ndenjës. Mundeni edhe vetë të shikoni se me çfarë shpejtësie ka qenë duke qarkulluar derisa ka arritur të shpojë muret. Nëse do të kisha qëndruar edhe pak më shumë në dhomë të ndenjës me siguri nuk do të isha gjallë” – është shprehur pronari i shtëpisë./Alsat

