Dëshmia e krimit në Korçë: Pashë vëllanë të varur, nusja kishte ikur nga shtëpia

268
fresco


Dëshmia e krimit në Korçë: Pashë vëllanë të varur, nusja kishte ikur nga shtëpia

Motra e Naum Toshit, 41-vjeçarit i cili vari dy fëmijët dhe më pas edhe vetën ka rrëfyer momentet pas ngjarjes. Ajo thotë se trupat u gjetën të varur nga babai i saj, ndërsa mes lotëve rrëfeu se ka parë të varur vëllain.

“Erdhi babai në mëngjes që hapi derën, se babai rri nga shtëpia ime dhe tha: Ka varur veten dhe dy fëmijët”

Motra e Toshit hedh dyshime se ngjarja ka ndodhur pas largimit të gruas nga shtëpia.

midle

“Nuk e di ngaqe ka ikur nusje, ka që në datën 17 që ka ikur. Nuk është se e kishte të saktë nusen. E kishte në Greqi, e mbajti sa e mabjti andej e dërgoi këtej. Edhe ketu mori rrugë të keqe edhe tani e beri këtë”

Sipas motrës së 41-vjeçarit fëmijët ishin të moshës 4 dhe 6 vjeç, ku fëmijën e madh gruaja  e kishte nga martesa e parë.

“Në klasë të parë i madhi. Po e kishte të sjellë atë të madhin. Vëllanë pashë unë të varur, fëmijë nuk i pashë”

Comments