Dëshmia rrënqethëse e jetimit që punonte në hashash, Topalli: O gjykatës i pashpirt, po bosët pse nuk i dënon?

232

Dëshmia rrënqethëse e jetimit që punonte në hashash, Topalli: O gjykatës i pashpirt, po bosët pse nuk i dënon?

Moebel THEMA

Pas zhvillimit të seancës së parë gjyqësore për 11 të arrestuarit nga operacioni i drogës në Derven të Krujës, ku mes tyre ishte edhe një 18 vjeçar që kishte lënë shkollën për të punuar në hashash, i cili mbeti në burg, ka reaguar ashpër ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ajo ka kërkuar drejtësi njësoj edhe për bosët e drogës, duke e konsideruar të padrejtë vendimin e sotëm që Besmir Vathi të qëndrojë në burg.

Reagimi i Topallit:

O padrejtësi!

O gjykates te pashpirt!

O shtet i kalbur!

Po pse Besmirin ne burg?!!! e boset ne pushtet!!

Oooo

Pse faji i Besmirit eshte?!

Faji eshte i te gjithe neve , pervec Besmirit e Besmireve qe jane te pashprese e pa buke nga kjo kalbesire politike e sotme. Arrest me burg, per nje 18 -vjecar jetim, qe kishte lene shkollen me mbajt frymen; e meqe pune nuk ka ,filloi te pastroje bocet e kanabisit.

Po pse kjo eshte lufta ndaj droges?? Kjo eshte cinizmi i pushtetareve e boseve te mafies qe neser do bejne statistikat e suksesit te luftes kundra droges me Jetimet e vegjel..

Shikojeni o miq, fetyren e djalit jetim pas hekurave.. Ai eshte vetem viktima e nje shteti te shpartalkuar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi qe ka kap majen.

Ngjarja

Ndërkohë që në aksionin blic të policisë në Derven të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis në një magazinë dhe një banesë të pabanuar punonte edhe 18-vjeçari Besmir Vathi, i cili ishte në mesin e 11 të arrestuarve. Për të gjykata dha sot masën arrest me burg, ndërsa vetë i riu sqaroi se e kishte lënë shkollën se ishte jetim dhe i duhej të punonte. Ai ka sqaruar se duke pastruar boçet në magazinat e kanabisit merrte 1 mijë lekë në ditë. “Jam në vitin e katërt, ka pohuar ai, dhe më duhet të ndihmoj familjen, pasi jam jetim e për këtë më duhej të punoja ca ditë”, raporton “tch”.

Emrat e të arrestuarve:

1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;

2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;

3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;

4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;

5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;

6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova) 48 vjeç, banues në Fushë­Krujë;

8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;

10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;

11. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Comments