Si më ofendoi rëndë Rexhep Selimin më 31 Tetor 1998 në Jabllanicë të Deçanit në prani të Ramush Haradinajt e Sokol Dobrunës? Me cilat fjalë e shau Hashim Thaçi kryeministrin në ekzil Bujar Bukoshin?
,,Shfletoj tre numrat e fundit të Zërit dhe ndalem te intervista e Rexhep Selimit, anëtar i SHP të UÇK-së dhe inspektori i përgjithshëm. Nguli mirë sytë në fotografinë e tij dhe tashti e kam të qartë se ky është personi që ma përdhosi dinjitetin në Jabllanicë më 31 tetor 1998. Ndoshta dikur do ta vrasë ndërgjegjja. Unë nuk do të lypi hak, se atë do ta kërkojë historia. Nuk është i pafaj as Ramush Hajradinaj. Ngjarrja makabre ndodhi në zonën ku ai ishte komandant dhe kjo është njësoj sikur muasfiri të vritet në oborrin e shtëpisë sate. Po Sokol Dobruna si do të më del përpara? E kam marrë për burrë të fortë. Më doli shumë i lig. Heshtja e tij më vriste. Pafytyrsia e personit tjetër që quanin Kompjuter( Emrush Xhemajli-vrejtja ime) dhe në shtabin e UçK-së në Jabllanicë regjstronte në diktafon dialogun e rëndë me Rexhep Selimin, që gjasonte me seancë gjyqsore, nuk më ka habitur fare. Ai duhet të ishte një marksist-leninist fanatik.’’( Shiqo: Ditari i robërisë-2, fq.230 )Dr. Cana flet edhe për kërrcnimet e Fatmir Limës dhe të H.Thacit.
E premte: 1 janar: ,,Komandant Çeliku (Fatmir Lima nga banja e Malishevës) shkruan për luftimet gjatë muajit maj-korrik 1998, për sukseset dhe për gabimet, entuziazmin dhe euforinë e tepruar. . .Çeliku bënë “të ditur se në luftimet e Llapushnikut, në mesin e forcave serbe, kishte edhe rus, ukrahinas ose rumunë’’. Në vazhdim të shkrimit të tij ai thekson se nga UÇK-ja u larguan ata që erdhën në luftë për të bërë politikë-karrieriste, ata që mbanin emblemen e UÇK-së për ta luftuar atë, kështu që kjo ushtri çlirimtare u ,,spastrua nga fundrinat’’. Në fund artikullshkruesi e vë Tahir Zemën dhe FARK-un në bankën e zezë, pa dhënë fakte e argumente”. Shiqo: ,,Ditari i robërisë,, 2. fq.(157- 159)
Hashim Thaçit e sulmon Bujar Bukoshin se me ndihmën e “farkistëve” organizoi shpërnguljen e banorëve të Dukagjinit e Suharekës
E hënë, 18 janar. ,,Në edicionin e parë të lajmeve të TVSH jepet deklarata e Hashim Thaçit, udhëheqës i Drejtorisë politike të SHP të UÇK-së. Ai e sulmon Bukoshin keq për disa ”faje” të tij. Po i rreshtoj ato.
,,Për mjetet e mbledhura nga populli e që nuk derdhen në fondin ”Vendlindja thërret. Janë keqëpërdorur rreth 100 milion DM’’. 2) Nga këto mjete Bukoshi ka finansuar dhe vazhdon të finansojë vëllavrasjen; 3) ,,Veprimi i FARK-ut dhe i Ministrisë së Brendshme janë organizime mercenare të ndihmuara dhe të financuara nga Bukoshi;4) Mbështetja dhe financimi i organizatave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme më 1991-1993 e pastaj denoncimi i tyre-veprimet minuese në Kroaci. Ato kanë gisht në arrestimet e vitit 1993 të veprimtarëve të LPK-së dhe LKÇK-së si dhe në ngjarrjet e turpshme të Tiranës në verën e vitit 1994; 5) Financimi i vrasjeve dhe tentim-vrasjeve të komandantëve të UÇK-së, sajimi i planeve për likuidimine SHP të UÇK-së. 6) Organizimi i shpërnguljes së 20 mijë shqiptarëve nga Rrafshi i Dukagjinit dhe tentimi i shpërnguljes nga Suhareka me shtytjen e farkistëve; 7)Mbështetja dhe financimi i tentimit të grusht-shtetit në Shqipëri më 14 shtator 1998 dhe veprimi i tashëm në destabilizimin e institucioneve të shtetit shqiptar;8) Pengimi i afrimit të potencialit ushtarak kombëtar të Kosovës rreth UÇK-së’’.
Thaçi për këto akuza tepër të rënda i referohet të dhënave të Sherbimit Informativ të UÇK-së. Në fund të deklaratës, ai i thërret të ”hamendurit” që të ndërgjegjësohen dhe të largohen nga ”veprimet esadiste”-”qeveritare”.
Palgosja e Fetah Rudit
Aktivisti i shquar i LDK-së Fetah Rudi, ish ushtar i dalluar i UÇK-së dhe këshilltar i Asamblesë Komunale të Malishevës, dëshmon për kërrcnimet burgosjen dhe atentatin që e bëri Qendra e krimit ndaj tij. Shiqo: ,,Bota sot’’ 4 prill 2002): ”Më arrestuan me një akuzë të montuar kinse unë gjatë protestave në Malishevë më 1998 i kisha penguar protestuesit që të brohorisin për UÇK-në. Kjo ishte një gënjeshtër dhe kishte qëllime të qarta, ngase në Malishevë protestat e atëhershme ishin organizuar mu nga LDK-ja dhe brohoritej pikërisht në mbështetje të UÇK-së. Sapo kamë hyrë në selinë e Shtabit, kam vërejtur edhe ish-bashkëveprimtarë të mi politik shumëvjeçarë. Më thanë se duhet të shkoj te Habib Paçarizi, në Bubul, në një dhomë të katit të dytë, i cili mirësjelljen time ma këtheu me shqelma, duke më sharë dhe duke thënë se Rugovën dhe rugovistët do t’i vrasim” . ” Më 4 qershor, pas ndrrimit në vëzhgim, u ktheva në Shtabin lokal në odën e Shaban Hasanit në Ponorc, ku tashmë kishin ardhur dhe po bisedonin me komandantin tonë A. Rexhaj dy policë ushtarakë, njëri nga Llapçeve, me emrin Avdyl dhe tjetri Rexhep Hoti, nga Carralluka. Kemi urdhër që të të arrestojmë, më thanë duke ma treguar edhe ftesën e nënshkruar nga komandanti i Brigadës 122 të ZOP Vëllaznim Kryeziu. Sapo e lexova fëtesën, kuptova absuritetin e llojit të vet në arsyetimin për ”bisedë informative”.Shiko: ,,Bota sot’’ 4 prill 2002): Zotëri Rudi dëshmon pastaj për pasojat e kërrcnimit Shiqo: ( Bota sot, 5 prill 2002): ,,Tërhiqu nga LDK-ja, nëse dëshëron ta gëzosh lirinë’’, më thoshin ata, që synonin të më impononin mua dhe të tjerëve të adurojnë në partitë e tjera si,,krah lufte’’. ,, Këtu, sot jemi për të vrarë”, më pat thën Habib Paçarizi, në ditën kur në Ballanicë të Malishevës, mbahej tubimi më madhështor i LDK-së. Pata edhe kërcënime dhe provokime të tjera, të rënda, pothuaj nga njerëzit e njëjtë, të cilët, më kishin torturuar gjatë luftës. Vetëm dy-tre ditë para se të plagosem rënd në atentatin ndaj meje në afërsi të Urës së lagjes së ,,Bytyçëve’’ të Arllatit, nga një këshilltar i PDK-së në Kuvendin komunal, doli edhe kjo fjali: ,,Nuk do t’i gëzoni postet që i morët dhe që do t’i merrni në komunë’’. ,, Unë ndërkaq, më 15 dhjetor, të vitit 2000, derisa po kthehesha nga mbledhja e LDK-së në Prishtinë, me përfaqësuesit e Degës të LDK-së, u qëllova për vdekje nga plumbat e tre personave që ishin afruar te ,,Ura e Bytyçëve’’ paralel me veturën tonë, por që mbijetova vetëm falë Zotit dhe më pas falë përkujdesjes së mjekëve në spitalet më të njohura të Italisë”. ”Ndonjëri nga të denoncuarit nga unë, fill pas atentatit, qe arrestuar nga policia, por ishin liruar shpejt. Këtë, pas kthimit nga Spitali, unë kam thënë organeve të hetuesisë, përfshirë policë të UNMIK-ut e të SHPK-së, derisa nga ata, kam marrë përgjigje, se ,,kryes të atentatit ndaj meje më 15 dhjetor 2000, kanë qenë tre ish-pjesëtarë të TMK-së’’, të cilët, po atë ditë, në ikje, diku në afërsi të Shtimjes, kanë vdekur në fatkeqësi komunikacioni!
Por, Fetah Rudi shton pyetjen nëse vërtet këta kanë marrë pjesë në përpjekjet për të më likuiduar, atëherë pse TMK-ja dhe gjeneral Çeku ua bënë nderimet më të larta ushtarake gjatë varrimit të tyre.’’