Dështon seanca gjyqësore në Belgjikë ndaj ish-deputetit Mark Frrokut
Ka dështuar seanca e radhës ndaj deputetit Mark Frroku, në procesin ku ai është i pandehur për një vrasje të kryer në Belgjikë. Dështimi i seancës ka ndodhur për shkaqe teknike.
Në të është paraqitur xhaxhai i viktimës, Lekë Kurti, i cili nuk ka arritur të dëshmojë pasi Frroku nuk e dëgjonte dot për shkak të xhamit të blinduar që e rrethonte.
Nga ana e tij, ish-deputeti e ka komentuar futjen në dhomën e blinduar duke thënë: “Na hoqën nga kafazi, na futën në akuarium”.