Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që Hungaria si vend anëtare e Bashkimit Evropian gjatë sjelljes së vendimit për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski të udhëhiqet sipas standardeve dhe konventave evropiane.
“E drejta jonë është të kërkojmë ekstradimin dhe sipas dokumenteve ndërkombëtare të vlefshme kemi të drejtë edhe të marrim ekstradimin. E drejta e autoriteteve hungareze është që të vendosin se në cilën mënyrë duhet të vendoset”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.
Deskoska pret nga Qeveria e Hungarisë gjatë sjelljes së vendimit të udhëhiqet sipas standardeve dhe konventave evropiane, posaçërisht sipas Konventës evropiane për ekstradim, nënshkruese të së cilës janë Maqedonia dhe Hungaria.