Detaje rreth vrasjes në Reçicë të Tetovës, ku pati një të vrarë dhe dy të plagosur

330

vrasje

Një person e humbi jetën, ndërsa dy janë lënduar me armë zjarri në në një incident të armatosur që ka ndodhur natën e kaluar, 45 minuta para mesnate në Reçicë të Vogël në Tetovë.

Sipas informacioneve policore, në incident janë përfshirë gjithsej pesë persona nga Tetova, ndërsa në vendngjarje para një shtëpie në rrugën “188” me dy plumba në kokë dhe trup është qëlluar dhe jetën e humbi një tetovar 37 vjeçar, ndërsa dy personat tjera të moshës prej 34 dhe 39 vjeçarë janë plagosur në këmbë, pas çka janë transferuar për mjekim në klinikat e Shkupit.

Të dyshuar për vrasjen janë dy persona të moshës 30 deri 33 vjeçarë, të cilët janë në arrati dhe pas të cilëve policia shpalli urdhërarrest.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe një ekip i krim teknikës, me ç’rast janë gjetur gjurmë, gëzhoja, gjurmë gjaku dhe materiale tjera të cilat do të analizohen. Trupi i personit të vrarë me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar në autopsi.

Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë sot informojnë se po ndërmerr masa për zbardhjen e shkaqeve për incidentin.

“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike – Tetovë i ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjell deri te kjo vepër penale. Janë dhënë një sërë urdhërash si për kërkim të personave të dyshuar, ashtu edhe urdhëra për mbledhje të gjurmëve dhe gjetjen e dëshmive për zbardhjen e ngjarjes dhe konfirmimin e fakteve”, thuhet në kumtesë.

Comments