Detaje të reja: 25 plumba gjenden në vendin ku u vranë 6 shqiptarët
Gjashtë persona që raportohet se janë shqiptarë janë qëlluar për vdekje në Athinë, shkruan Periskopi.
Top Channel kaq siguruar pamje nga ngjarja e rëndë.
Brenda dhe jashtë mjetit që duket në foto janë gjetur gjashtë trupa të pajetë, që dyshohet se janë të gjithë të rinj shqiptarë. Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë larjet e hesapeve mes bandave në shtetin fqinj.
Mbi 25 plumba janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.
Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimin për tragjedinë që tronditi zonën këtë pasdite.