Detaje të reja: Ja se si hynë “hajnat” në shtëpinë e Kryeprokurorit!

365

aeksander-lumezi1
Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se shtëpia e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi është thyer në një mënyrë të çuditshme.

Sipas këtyre burimeve, dikush ka hyrë nga shtëpia që është fiqnje me shtëpinë e kryeprokurorit.

“Thyerja ka ndodhur nga shtëpia që është afër shtëpisë së Kryeprokurorit, gjegjësisht “hajnat” kanë hyrë nga ajo shtëpi. Janë thyer dyert dhe kanë hyrë në shtëpi”, tha ky burim.

Ndryshe, shtëpia e kryeprokurorit të shtetit ruhet nga ana e Policisë së Kosovës, gjë që e bën shumë befasuese këtë vjedhje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi.

“Po, rreth orës 03:10 minuta kanë hyrë persona të panjohur derisa ne kemi qenë në gjumë dhe i kanë vjedh disa sene jorelevante”, ka thënë ai për Ineksonline.

Më tej, Lumezi tregon se atij i është vjedhur telefoni personal, mirëpo thotë se ndihet i befasuar se si kanë arritur ata të futen kur aty gjendeshin pjesëtarët e PK-së.

“Një telefon dhe disa gjëra tjera. Telefoni ka qenë i imi. S’kam dyshime të ndokush, a kanë qenë hajna apo çfarë kanë qenë. I kanë thyer dy dyert, policia ka qenë përpara aty, s’ka qenë aq lehtë me hy por shohim”, është shprehur ai.

Comments