Detaje të reja, ja si e përgatiti atentatin ndaj ambasadorit, polici turk
Punonjësi i policisë, Mevlut Mert Altintas, i cili vrau ambasadorin rus në Ankara, Andrey Karlov, të hënën pasdite, kishte qëndruar në një hotel afër vendit të ngjarjes, sipas hetimeve të para.
Altintas kishte qëndruar afër Galerisë së Arteve Bashkëkohore në Ankara, ku edhe e kishte rezervuar hotelin.
Sipas detajeve më të fundit, Altintas kishte marrë leje nga puna më 19 dhjetor dhe e kishte rezervuar hotelin në mënyrë që ta planifikonte sulmin.
Ndërsa po afrohej koha e fjalimit të Karlovit në Galerinë e Arteve, me rastin e hapjes së një ekspozite të fotografisë, Altinatas ishte rruar dhe veshur mirë para se të largohej nga hoteli për të shkuar në ekspozitë, ku hyri duke e treguar kartelën e identitetit si polic.
Raportohet se ai e qëlloi ambasadorin plot nëntë herë, nga 11 plumba sa i kishte shkrepur në total.