Detaje të reja nga krimi makabër në Korçë

Një krim i rëndë në familje ka tronditur mëngjesin e të hënës qytetin e Korçës, ku babai ka varur dy fëmijët e mitur dhe më pas ka varur edhe veten.
Mësohet se Naum Toshi 41 vjeç jetonte i vetëm në banesë së bashku me dy fëmijët, basi gruaja e kishte braktisur.
41-vjeçari vari fëmijët dhe veten me tel bakri
Mësohet se 41-vjeçari kishte varur fëmijët me tel bakri dhe më pas vari edhe veten. Sipas policisë prej dy javësh 41 vjecari jetonte i vetëm se bashku me dy djemtë e mitur që sipas të afërmëve ishin të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Burri ishte braktisur nga gruaja

Naum Toshi jetonte i vetëm në banesë së bashku me dy fëmijët, pas braktisjes nga gruaja, dhe sipas familjarëve të cilët ishin të parët që gjetën trupat, çifti prej dy muajsh kishte probleme të vazhdueshme.
Naum Toshi kishte lënë një leter te dera e shtëpisë: Ngjituni lart
Sipas dëshmisë së babait të 41 vjeçarit Naum Toshi, ka qenë ai që ka gjetur një letër të varur tek dera e shtëpisë private, ku lexonte “Ngjituni lartë”. Pasi ka shkuar në dhomë, i moshuari ka pasur shok, kur ka parë të birin dhe dy të vegjlit të varur.
41-vjeçari ishte martuar dy herë
Sipas policisë djalin e madh gruaja e kishte nga një martesë e mëparshme, ndërsa të voglin me 41 vjeçarin. Ende nuk dihet vendodhja e nënës së dy të miturve.
Policia e qytetit juglindor thotë se ditën e sotme, 5 dhjetor rreth orës 07:36 është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen nr 4-Korçë eshte vetvarur ne banese shtetasi N.T, 41 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë dhe Ambulanca, ku më pas u kostatua se ky shtetas ka varur dhe dy femijet e tij të mitur.(djemtë e tij)
Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.