Detaje të reja për vrasjen e Jonida Çanakut: Çfarë shkruante 65 vjeçari pare se ta vriste?

361
Detaje të reja për vrasjen e Jonida Çanakut: Çfarë shkruante 65 vjeçari pare se ta vriste?

canaku-shani_1471437651-8865354Dalin në dritë tri letrat që Sokrat Shani, që vrau 29 vjeçaren nga Lushnja, shkroi para se të vetëvritej. Në njërën prej tyre, e cila transmetohet për herë të parë, ai tregon për dashurinë e tij ndaj Jonida Çanakut, vajzës së cilës i mori jetën.

“Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë”. Sokrat Shani kishte firmosur më parë vdekjen e partneres dhe të vetes. Pasi vrau të dashurën e tij Jonida Çanakun, do të vetëvritej. Këtë e tregon qarte në njërën nga tri letrat.  Një ditë parë se të qëllonte veten me plumb në kokë, në dt. 14, që korrespondon me momentin e mbytjes së 29 vjeçares në Golem, Sokrat Shani shkruan në letrën e publikuar nga “ABC News”.

“Vendimin e mora sot më 14. 08 2016. Për Jonidën që e desha edhe në varr. Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë. Jeta është e bukur dhe aq e vështirë. Të gjithë skenën e krimit e kam kryer unë në gjendje të rëndë psikologjike dhe depresioni. Sokrat . V Shani. 14. 08.2016.”

Në letrën e dytë, biznesmeni 65 vjeçar kujdeset, të tregojë ku ndodhej trupi i pajetë i Jonida Çanakut. Shënon adresën në pallatin e motrës së tij në Golem.

Kurse mbylljen ai e bën në letrën e tretë. Aty shënon adresën e shtëpisë dhe sipër saj vendos çelësat e banesës së motrës. Shani ishte kujdesur deri në detaj para se të vetëvritej.

Tri letrat tregojnë këmbënguljen e tij që kufoma të gjendej nga policia. Çifti kishte lidhje prej më shumë se tre vjetësh, dhe burri kishte vendosur të martohej me vajzën 29 vjeçare, e cila duket se nuk ka qenë dakord.

vlcsnap-2016-08-17-13h52m42s285_1471437597-4910346 39_1471437607-8602534211_1471437603-7536532

Comments