Detajet e marrëveshjes për Urën e Mitrovicës

213

edita

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Kryenegaciatori Marko Gjuriq, pas diskutimeve të gjatë të zhvilluara më 2 gusht janë pajtuar sot edhe për detajet e fundit sa i përket implementimit të marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për Urën e Mitrovicës.

Palët kanë rënë dakord që leja e rëndësishme e ndërtimit të lëshohet dhe revitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth të fillojë më 14 gusht të këtij vitit.

Ura e Mitrovicës do të hapet për këmbësorë dhe automjete në të dy drejtimet në përputhje me rekomandimet e vlerësimit teknik dhe dizajnit arkitektonik për të cilat të dy palët u pajtuan në qershor të vitit 2015.

Punimet në urë do të kryhen  duke iu qasur vendpunimit nga rruga në anën jugore. Ura do të jetë e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar 2017.

Gjitashtu Mitrovica e Veriut do ta revitalizojë rrugën e saj kryesore, Mbreti Petar, në zonë për këmbësor dhe do të jetë e hapur më 20 janar 2017.

Lidhur me kushtet politike dhe sigurisë në të dy komunat gjatë procesit të revitalizmit do të kujdeset një grup punues së bashku me dy kryetarët e komunave. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet me 9 shtator 2016.

Kurse në lidhje me çështjen e implementimit të nenit të 5 të marrëveshjes mbi Urën e Mitrovicës ministritë përkatëse dhe dy komunat do të gjejnë një zgjidhje deri më 14 tetor 2016.

BE-ja e mirëpret rezultatin e diskutimeve dhe shpreson që të dy palët të arrijnë progres edhe në çështjet e tjera të hapura që presin të implementohetn siç janë: Telekom, Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë dhe Energji.

Comments