Deutsche Welle: VMRO-DPMNE feston fitoren LSDM paralajmëron krijimin e qeverisë

Ne nje analize per situaten politike postzgjedhore ne Maqedoni, Deutsche Velle jep variantet e analistëve për partitë që mund të krijojnë qeverinë e re në vend.
Fitorja e LSDM-së në rivotimin e djeshëm ne Tearcë nuk i ndryshoi mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit, por ashpërson edhe më shumë luftën për ata që do të jenë pjesë e koalicionit të qeverisë së re ne vend. në një analizkë të saj Deutsche Velle shkruan se rruga deri në krijimin e qeverisë nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos për ish kryeministrin Nikolla Gruevksi.
Të dielën e kaluar në Tearcë LSDM fitoi 245 vota, ndërsa VMRO-DPMNE 150, dhe kjo nuk ishte e mjaftueshme që LSDM të barazonte mandatet me VMRO-në. Në këtë mënyrë VMRO paralajmëroi se do të fillojë negociatat për formimin e qeverisë, por nga ana tjetër LSDM është e vendosur kur thekson se ajo do të jetë partia e cila do të drejtojë qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, sepse shumica e qytetarëve kanë vendosur për ndryshimin e Maqedonisë. Shumë dilema, shumë llogaritje komentojnë ekspertët për Deutsche Velle, e disa nga ata vlerësojnë se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe gjitha opsionet mbeten ende të hapura.
“Nuk përjashtoj asnjë opsion edhe atë që të shkohet në zgjedhje të reja, dmth në asnjë mënyrë nuk mund të formohet qeveri, as koalicion i zgjeruar, as gjitha kombinimet e partive që të formojnë qeverinë. Por ajo që dihet pa marrë parasysh kombinimet janë dy çështje, qeveria e ardhshme nuk do të ketë jetë të gjatë, dhe do të fokusohet në prioritetet e reformat që duhet të bëhen dhe kjo mendoj se ndikon te partitë gjatë negociatave për formimin e qeverisë. Këto janë disa çështje ku gjatë negociatave nuk mendoj se partitë politike do të luftojnë me çdo kusht të jenë pjesë e kësaj qeverie”, deklaroi për Dë analisti politik Petar Arsovski. Ai gjithashtu tha se fatura e shqiptarëve për të qenë pjesë e qeverisë do të jetë shumë e lartë, por Arsovski është skeptik për faktin se Gruevksi do ta paguajë këtë faturë.
Nga ana tjetër profesori universitar Mersel Bilalli është kategorik kur thotë se qeverinë e ardhshme duhet ta formojë patjetër opozita sepse shumica e qytetarëve kanë kërkuar ndryshime dhe kanë votuar opozitën. Ai konsideron se gjitha opsionet tjera për formimin e qeverisë me VMRO-në janë të dëmshme për Maqedoninë.
“Mendoj se duke pasur parasysh votat e opozitës e cila ka më shumë vota se sa pushteti dhe ato vota nuk janë të fituara me korrupsion, as janë blerë, e as janë marrë duke mbjellë frikë te votuesit, gjitha këto dukuri japin më shumë legjitimimet që opozita të formojë qeverinë dhe për këtë nuk kam asnjë dilemë. Pra qeveria e re duhet ta formojë opozita me gjithë ato subjekte që mendon se mund të përfshijë në koalicion,” deklaroi profesor Bilalli duke shtuar se blloku politik shqiptar është faktori kyç në gjithë këtë proces.
Bilalli është kategorik ku thotë se ajo parti politike shqiptare që do të vendosë të bëjë koalicion me “fashizmin”, automatikisht do të nënshkruajë vdekjen politike të saj.
Më 28 dhjetor deputetët do të zyrtarizohen. Afati për konstituimin e Parlamentit është deri më 31 dhjetor dhe më pas deri më 20 janar duhet të krijohet qeveria e re.

