‘Dhëmbë për dhëmbë!’ Clinton dhe Trump mbajnë fjalimet e fundit pas një fushate të zjarrtë


Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë mbajtur fjalimet tyre të fundit para ditës së zgjedhjeve.
Të dy kanë mbajtur tubime në shtetet e fushë betejës së Karolinës së Veriut, Pensilvanisë dhe Michiganit .
Zonja Klinton u kërkoi votuesve të mbështesin një Amerikë “shpresëdhënëse, gjithëpërfshirëse dhe zemermadhe”, ndërsa zoti Trump u tha mbështetësve se kishin një “shans të mrekullueshëm për të mundur sistemin e korruptuar”.
Theksojme se sondazhet japin i demokrates Clinton një avantazh me katër pikë mbi republikanin Trump.
Ishte pas mesnate, kur rivalët mbajtën mitingjet përfundimtare të fushatave të tyre, Trump në Grand Rapids, Michigan, dhe Clinton në Raleigh, North Carolina.
“Sot më në fund klasa punëtore amerikane do të kundërpërgjigjet, ,” tha zoti Trump, duke u zotuar të kthejë humbjet e vendeve të punës.
Më parë, në Nju Hampshire, ai u tha mbështetësve: “Jemi vetëm një ditë larg nga ndryshimet që keni qenë duke pritur gjithë jetën tuaj.
Nga ana tjetër , zonja Clinton tha audiencës saj se ata nuk “duhet të pranojë një vizion të errët dhe përçarës të Amerikës”.
Një numër rekord i amerikanëve, më shumë se 46 milion, kanë votuar tashmë me postë ose në qendrat e votimit, raporton syri.net
Ka shenja të një pjesëmarrje të lartë të votuesve hispanikë, të cilët besohet se favorizojë znj Clinton.