Dhimbja e babait të Xhesikës: Ishte e mrekullueshme, kam vdekur!

Aksidenti fatal që u mori jetën katër të rinjve në Itali, mes tyre dy vajza me origjinë shqiptare ka shokuar familjarët e tyre.
Babai i 19-vjeçares shqiptare Xhesika Gjinaj, i cili mbërriti në vendin e aksidentit u shfaq i shikuar dhe mes lotësh para gazetarëve.
Ndërsa informonte familjarët me telefon, ai dëgjohej të thoshte i dëshpëruar: “Nuk është më, ka vdekur, Xhesika ka vdekur, ka vdekur!”
Gazetarët mund të shkëpusnin prej tij vetëm këto fjalë: “ Nuk mund të flas më, është e pamundur. Ishin të gjithë miq, të katër, fëmijë të mbarë. Xhesika ishte një vajzë e mrekullueshme, nuk e di, nuk e di, ishte vajzë e mrekullueshme. Unë kam vdekur, kaq! Më falni”, përfundoi ai mes lotëve.
Katër të rinjtë gjetën vdekjen në një aksident rrugor në zonën e Guidonia, në provincën e Romës në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Viktimat ishin dy adoleshentët Federico Baldi dhe Riccardo Murdaca 18 vjeç dhe dy vajzat, Jessica Gjinaj (18 vjeç) dhe Amber Shaliani (17 vjeçar), të dyja me origjinë shqiptare.
Të rinjtë po udhëtonin me një automjet “Mini Cooper”, i drejtuar nga njëri prej djemve. Përplasja ka qënë mjaft e fuqishme sa automjeti i tyre është shkatërruar plotësisht.