Dhjetëra shqiptarë ndalohen në Spanjë, me dokumente false drejt Anglisë

136
emigrantet-650x358-650x358

Moebel THEMA

Rreth 126 emigrantë shqiptarë janë ndaluar sot në aeroportin “El Prat” të Spanjës. Ata po tentonin të futeshin në Britani me dokumente false.

Ministria e Brendshme spanjolle deklaroi se shqiptarët udhëtonin me dokumente të falsifikuara greke dhe italiane dhe do të niseshin me avion për në Irlandë dhe më pas për në Britani.

Gjithashtu, Policia spanjolle ka bllokuar rreth 200 letërnjjoftime false të shqiptarëve kryesisht italiane dhe greke.

Policia thotë se po heton dy organizata kriminale që organizojnë emigrantë nga Shqipëria me premtimin se mund t’i çojnë ilegalisht në Britani përmes Irlandës.

Policia shpjegon skemën e përdorur prej shqiptarëve. Ata udhëtojnë me dokumentet e tyre shqiptare deri në Irlandë, pasi edhe kjo është në “Shengen”. Që aty, më pas shkojnë drejt Britanisë duke përdorur dokumentet e falsifikuara italiane dhe greke.

Comments