Dhuna ndaj biznesmenit libanez, Luan Rama: Hetim të thellë

159

Luan-RamaSekretari i Përgjithshëm i Lëvizje Socialiste për Integrim, Luan Rama, kërkon hetim të thellë dhe të gjithanshëm për aktin e dhunshëm që është kryer ndaj biznesmenit libanez. Ai kërkon që fajtorët të dalin përpara drejtësisë.

Rama: “Ky akt është një mesazh negativ për biznesmenët e huaj. Organet e rendit të bëjnë më shumë për parandalimin e ngjarjeve të tilla! Agjencitë e inteligjencës të intensifikojnë luftën ndaj krimit”, shprehet Rama. Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane u dhunua dje në Rinas pas një aksidenti të inskenuar atje.

11 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments