Dhunimi i biznesmenit libanez/ A u porosit nga një ndërtues?

153

Moebel THEMA

Policia e Durrësit ka zgjeruar rrethin e të dyshuarve për rrahjen e libanezit Faadi Mitrit. Dyshohet se të implikuar në ngjarje janë 11 persona, mes tyre edhe ndërtues ne fushen e turizmit.

Lista me emra konkret eshte perpiluar nga grupi i hetimit ne  Durres, per dhunen nga Faddi Mitrit biznesmenit qe do te investonte 450 milion dollare ne Gjirin e Lalezit.

Lajmi mesohet nga burime te besueshme te antikrimit ne qytetin bregdetar. Identifikimi i tre personave si  autor të dyshuar dhe arrestimi i njerit prej tyre,  nuk ka mbyllur hetimet, por po kerkohen te tjere persona të perfshire në ngjarjen e rende. Dyshohet se ajo eshte porositur dhe paguar, thane burimet per ABC News.

Nderkohe qe ne dy komisariate, Shijak dhe ne Durres vazhdojne te shoqerohen persona per per tu marre ne pyetje. Jane kryesisht banore te Sukthit dhe te Katundit te Ri.

Nga deshmite e tyre jane ngritur dyshime, që porositësit e rrahjes së biznesmenit  mund të jenë biznesmen të tjerë të cilët pretendojnë pronësi toke në Gjirin e Lalëzit, ashtu sikurse edhe për shkak të konkurrencës së ndërtimeve të resorteve në këtë zonë.

Disa persona pjesë e listës së të dyshuarëve sipas grupit hetimor, janë marrë në pyetje, për tu lënë më pas të lirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator. Faadi Mitri u dhunua në rrugën e Rinasit  ndersa po udhetonte me familjarët e tij. Aktualisht ne burg per ngjarjen eshte Skender Kraja, ne kerkim Landi Muharremi, Arben Merkuri. Kurse Mitri bashke me firmen e tij u largua nga Shqiperi pasditen e marte./

Comments