
Real Madrid dhe Paris Saint-Germian në mesjavë zhvillojnë ndeshjen e 1/16 në Champions League.
Është ish asi i Los Blancos që tash luan te skuadra nga Parisi, Angel Di Maria, që ka “kërcënuar”, skuadrën spanjolle, shkruan Marca, përcjell Klan Kosova.
“Jemi më të fortë sesa sezonin e kaluar”, ka thënë Argjentinasi.
“Në këso takime duhet më shumë sesa talenti. Duhet një element i vogël që quhet fat, që mund të ndihmojë që të fitohet takimi”.
“Real Madrid është skuadër e madhe dhe ata gjithmonë luajnë mirë në Champions League”.
“Kur dëgjohet himni i Champions League edhe futbollistët transformohen dhe luajnë në nivelin e tyre më të mirë”.