Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në shkurt

224
Serbia dhe Kosova kanë hyrë në fazën e re të dialogut, ndërsa takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësimin e BE’së, ndërsa ai i radhës pritet të mbahetfillimmuajit shkurt, ka bërë me dije vet kryeministri Isa Mustafa, në “RTK”.

Mustafa ka thënë se dialogu do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe ai i radhës do të mbahetfillimmuajit shkurt.

Kryeministri ka folur gjithashtu edhe për takimin e së martës, ku ka thënë se takimi me liderët e Serbisë ka qenë mjat i vështirë.

Ai ka thënë se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE’së. /albeu.com/

Comments