Dialogu Prishtinë-Beograd vazhdon në mars

293

Dialogu Prishtinë-Beograd vazhdon në mars

Ende nuk është vendosur për datën e takimit të radhës në mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel të lartë përfaqësuesish, por sipas burimeve diplomatike serbe, në mars pritet të paktën edhe një takim, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Bashkimi Evropian si ndërmjetës në dialog, ka bërë të ditur se janë në kontakt me të dyja palët, por aktualisht askush nuk ka asnjë datë për mbajtjen e seancës së radhës.

Të pyetur në lidhje me temat pasuese që mund të gjenden në tryezën e bisedimeve, Komisioni Evropian ka thënë se dialogu duhet të bëjë përparim në të gjitha çështjet ku nuk ka progres apo vendosje të plotë të marrëveshjeve, duke vlerësuar se çështja e formimit të komunave serbe nuk është çështja e vetme e mbetur e hapur.

Comments