Diaspora shqiptare nesër organizon protesta në Bruksel për lirimin e Ramushit

262

received_10154025363436513

Ftohet e gjithë popullata shqiptare në shtetet Europiane që të protestojmë para parlamentit European në Bruksel për lirimin e KOMANDANTIT TË UÇK-së, z. RAMUSH HARADINAJ nga burgosjà në Francë, njëherit ngrisim zërin për shpallje të pavlefshme të gjitha fletarresteve të Serbisë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj
Të shtunen me 07.01.2016 në ora 11h 00 në Place Schuman – para parlamentit European, shkruan Gazeta Lajm.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze. Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

Comments