Dibër, festivali Teatri Shqiptar, çmimin shfaqja më e mirë e mori “Jetë me qira”

208
fresco
midle
Mbrëmë në natën e fundit të festivalit Teatri Shqiptar në Maqedoni siparin e festivalit e uli  trupa teatrore e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Me pjesën “Një bur mes dy grash” nga Erjon Papagjoni dhe me pjesën përshëndetëse Një burrë për mua të çehovit  me regji të realizuar nga Donald Shehu dhe Dajana Nenaj, nga Tirana.
Duke falenderuar publikun dibran për pjesëmarjen e shumtë në festival, drejtori I festivalit të teatrit shqiptar në Maqedoni Ylber Nuredini kërkoi që nga ministria për kulturë dhe pushteti vendor i dibrës duhet të ndahen më shumë mjete dhe ky festival të institucionalizohet
Kryetari i jurisë  së festivalit të dramës Salajdin Saliu, në emër të jurisë ndau çmimet e festivalit teatri shqiptar ne maqedoni dhe atë:
Çmimi aktori më i mirë  jo/protagonist  Xhevdet Doda Trupa tetarore nga Prizreni, me  dramën “Mbledhje në Parlament”.
Çmimi aktorja më e mirë  jo/protagoniste  Aurita Agushi trupa teatrore e Gjilanit  me pjesën “Jetë me qira” .
Aktori me I mire Enver Petrovci me pjesën  “Karrikia e nxehtë” në interpretim të Trupës nga kompania teatrore Shkabat në bashkëpunim me teatrin kombetar nga Prishtina.
Aktorja me e mire  Majlinda Kosumoviç   trupa teatrore e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Me pjesën “një bur mes dy grash”.
Çmimi sulejman pitarka  /Regjia më e mirë /Qazimedin Nuredini pjesa “Ballyturk” teatri kombëtar i Prishtinës.
Çmimi shfaqja më e mirë e mori drama “Jetë me qira”  të Refet Abazit luajtur ngaTeatri Kombëtar i Gjilanit me regji të  realizuar nga Ekrem Sopi.
Gjatë mbylljes se festivalit përshëndetja mes aktorëve dhe publikut qe mjaft e ngrohtë dhe miqësore duke u ndarë  me dëshirën për tu ritakuar në vitin e ardhshëm.
Comments