Dibër, mbyllen degët e disperzuara të UT-së, Këshilli komunal dhe studentët kundër vendimit



Komuna e Dibrës së bashku me Këshillin Komunal kundërshtojnë haptas vendimin e Senatit të Universitetit të Tetovës për mbylljen e degëve të disperzuara në Dibër.
Këtë vendim e kundërshtojnë haptas edhe studentët të cilët kanë arritur deri në vitin e katërt të studimeve në degët e disperzuara në Dibër dhe tani atyre u është thënë që të studiojnë në Tetovë.
Në vitin e parë akademik 2013/2014 në degët e disperzuara, studimet i ndoqën 45 studentë.
Ndërkaq, për katër vite numri i studentëve pranë UT-së, degët e disperzuara në Dibër, kaloi mbi 300 studentë.