Dibra gati të presë ‘heroin’ Gjetan Keta dhe të madhin Mike Tyson

393

Gjetan Keta do të rikthehet të boksojë në atdhe dhe do ta bëjë në Dibër të Madhe. Pasi triumfoi përballë kolumbianit Caceres në Qershor, “Iron Mike” shqiptar do të sfidojë boksierin nga Meksika, Paul Venezuela Junior.

31-vjeçari numëron 23 fitore në boksin profesionist, 16 prej të cilave me “knock-out” dhe 7 humbje, ndërkohë që për luftëtarin kuqezi ky do të jetë dueli i 27 në karrierën në nivelin profesionist.

Supersfida do të zhvillohet më datë 8 Shtator dhe do të jetë një tjetër mundësi që Gjetani të ngjisë shkallët për të siguruar sërish një ndeshje titulli.

Lajmi është konfirmuar nga vëllai dhe njëkohësisht trajneri i boksierit shqiptarë, Ismail Keta që në një video të postuar në rrjetin social “Facebook” ka ftuar të gjithë dashamirësit e këtij sporti dhe jo vetëm për të ndjekur nga afër këtë përballje. Gjithashtu, ai ka konfirmuar dhe praninë e ish-kampionit të botës për peshat e rënda, Mike Tyson.

“Pas sukseseve të fundit të Gjetanit disa Federata Botërore shfaqen dëshirën që ai të konkurojë për titullin Botërorë. Për ne shqiptarët viti 2018 është viti i Skënderbeut. Për këtë arsye ne vendosëm që me 8 shtator Gjetani ta zhvillojë duelin e radhës në trojet shqiptare, në Dibrën e Madhe. Përveç kësaj një motiv tjetër, tepër i madh është që i madhi i boksit Mike Tyson shprehu dëshirën për të parë nga afër ndeshjen e Gjetanit, “live” në trojet shqiptare. Në Tiranë, falë nofkës që Gjetani mban dhe stilit të tij, “Tysoni i Bardhë”.”

Comments