Diddy i kërkon falje Trumpit
Sean “Diddy” Combs i ka kërkuar falje Donald Trumpit, për veprat penale të kryera.
Ekipi ligjor i artistit ka kontaktuar administratën e presidentit amerikan, duke e kërkuar faljen për prostitucion, shkruan IndeksOnline.
I pyetur për faljen në një intervistë me Newsmax të premten, Trump tha se “ata kanë folur me mua për Seanin”, por nuk njoftoi ndonjë vendim.
Burimet e NBCNews pranë ekipit ligjor të Combs konfirmuan se kanë qenë në kontakt me administratën Trump.
Konfirmimi se administrata Trump është kontaktuar u raportua më herët të martën nga CNN, në një intervistë me anëtaren e ekipit të mbrojtjes, Nicole Westmoreland.