Digjet burgu në Maqedoni

Për shkaqe ende të panjohura, mbrëmë ka shpërthyer zjarr në burgun e Ohrit, me ç’rast flakët kanë kapluar dy hapësira. Policia njofton se nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 05.08.2018 rreth orës 22 e 10 minuta, nga shkaqe ende të panjohura ka shpërthyer zjarr në Entin për dënim dhe përmirësim Ohër, me ç’rast flakët kanë kapluar dy hapësira.
Nuk ka persona të lënduar. Ndërmerren masa për ndriçimin e rastit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.