Digjet një veturë në Prishtinë

234

Një veturë është përfshirë nga flakët, në kryeqytet, mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur te “Unaza e qytetit”, afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Portali Koha.net ka provuar që të marrë më shumë informata për këtë ngjarje nga Policia e Kosovës, por të dielën mbrëma kjo ka qenë e pamundur. Nuk dihet nëse nga ky rast ka edhe të lënduar, apo vetëm dëme materiale.

Megjithatë, ngjarja nuk ka mbetur pa u filmuar nga kalimtarët e rastit.

Comments