Dikur e konsideronte mik, tani Berisha thotë se më parë do e takonte një serb sesa Thaçin

378

Kryeministri e presidenti i dikurshëm i Shqipërisë, Sali Berisha ka ‘sulmuar’ përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë”. Berisha ka vlerësuar se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës.

Berisha thënë se askush nuk është dakord me këtë ide të Thaçit.

Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka deklaruar në T7 se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin.

Ndryshe, vlen të përmendet se në kohën kur Berisha ishte kryeministër, ka pasur raporte të mira me Thaçin i cili poashtu ishte kryeministër. Madje ishin ata të cilin përuruan së bashku, projektin madhor të Berishës, që është tuneli i Rrugës së Kombit.

Comments