Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev ka premtuar se do të paguaj nga 30 mijë denarë apo në kundërvlerë të euros: 487 euro si formë avansi, për familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën më 6 gusht, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Deri tani janë prekur deri në 4 mijë shtëpi nga vërshimet. Shteti ka përgatitur raporte për 1950 shtëpijë për të cilët mund të fillojë dëmshpërbilimi që sot. Pres që deri të martën të përfundojmë me procesin e avansit prej 30 mijë denarë për të zhdëmtuar familjet e prekura nga vërshimet.” tha mes tjerash kryeministri Emil Dimitriev.