Dimitrievski nga Tabanoci: Qytetarët janë forca jonë më e madhe

Sot u zhvillua një takim me banorët e fshatit Tabanoc. Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, theksoi se njerëzit janë kapitali më i çmuar i qytetit dhe se bashkëbisedimi me qytetarët është motivimi kryesor për vazhdimin e projekteve.
“Fuqia më e madhe e Kumanovës janë njerëzit e saj. Zëri i qytetarëve është motivimi ynë! ZNAM dhe Kumanova e di – me numrin 2 fitojnë qytetarët. Ne ofrojmë vepra, vizion dhe vazhdimësi për Kumanovën,” tha Dimitrievski.
Takimi u mbështet nga aktivistë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kërkojnë zhvillim, projekte konkrete dhe stabilitet institucional.