Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov është pritur në Tiranë nga homologu I tij Ditmir Bushati në një takim në të cilin është se thënë se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të forcohen.
Pas takimit Dimitrov foli për bashkëpunimin e dy vendeve dhe rëndësinë e realizimit të projekteve konkrete. Dimitrov tha se ka shumë potencial për bashkëpunim mes dy vendeve. Sipas tij kjo do të ndihmoj që Maqedonia dh Shqipëria të ecin përpara drejt integrimit. Në takim është biseduar edhe për korridorin 8, për të cilin është thënë se është I rëndësishëm për rritjen e ndërrimit tregtar.
Nga ana tjetër ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se kanë arritur marrëveshje për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë së përbashkët gjatë këtij viti në Pogradec. Sipas tij kjo do të jetë e rëndësishme për të lehtësuar projektet strategjike të ndihmuara nga ndërkombëtarët.
Bushati gjithashtu theksoi se Maqedonia për Shqipërinë është një fqinjë i rëndësishëm, për shkak stabilitetit në rajonal. Ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë çështje te hapura mes vete, dhe se Shqipëria nuk e pengon Maqedoninë dhe as një vend tjetër për ti integruar në NATO dhe BE.