Kryediplomati i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka mbajtur konferencë për gazetarë ku ka folur për tensionimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka thënë se vendi asnjëherë nuk ka marrë hap që kërcënon ndonjë vend, e këtë nuk e ka bërë as ndaj Serbisë. Kryediplomati ka folur edhe për supozimet se tensinet kanë ardhur si pasojë e përgjimeve që mund t’u jenë bërë zyrtarëve të Serbisë.
“Qeveria e re vet ka qenë viktimë e përgjigmeve ilegale. Nuk bëhet fjalë për diçka të tillë”, ka deklaruar Dimitrov. Ai ka thënë se Maqedonia angazhohet për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.