Vendimin lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, Maqedonia do ta sjell në bazë të interesit të Kosovës, Serbisë, por edhe në pajtueshmëri me interesat e veta që përfshin edhe ata të bashkësisë shqiptare. Këtë e porositi në Shkup, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov në pres konferencën e sotme të përbashkët me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli.
“Maqedonia këtë çështje e trajton me vëmendje të madhe, pasi bëhet fjalë për çështje që ndan dy fqinjët tanë, që duam të jemi në të njëjtën anë. Ne nuk do të luajmë rol kyç në atë proces dhe pasi të vjen në rend dite do ta kemi parasysh interesin e miqve tanë nga Kosova, të miqve tanë nga Serbia dhe do të sjellim vendim konform interesave të Maqedonisë që përfshin edhe interesat e bashkëqytetarëve tanë që janë pjesëtarë të bashkësisë shqiptare”, ka theksuar Dimitrov, transmeton Medial.mk.