Dimovski e pyeti Janevën: Ku janë mbi 60 milion denar që po mungojnë në raportin financiar?

189

ilija-dimovski-640x269

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një replikë ndaj prokurores speciale, Katica Janeva parashtroi disa pyetje, por ajo nuk u përgjigj në asnjërën prej tyre, pasi që deputetët nuk u morën vesh për renditjen e fjalimeve. Kur Janeva e pati mundësinë për përgjigje theksoi se do të jap përgjigje në fund të seancës, transmeton TetovaSot.

Ilija Dimovski e pyeti Janevën se ku janë harxhuar mbi 60 milion denar të cilat po mungojnë informacione në raportin financiar që ajo e ka dhënë në raportin gjashtë mujor të PSP-së. Dimovski njashtu pyeti se si është duke u realizuar procesi i angazhimit të hetuesve, këshilltarëve dhe ekspertëve në PSP, a ka shpallje publike ose kjo gjë po realizohet në bazë të gjetjeve personale, duke arsyetuar se pjesa më e madhe e personave të angazhuar në këtë Prokurori janë të lidhur me LSDM-në opozitare.

Sipas tij, në Raport po mungojnë të dhëna për të gjitha procedurat individuale që është duke i udhëhequr PSP. A po mendon Janeva se i ka lejuar opinionit që të krijohet përshtypja se është duke punuar anshëm për një parti politike, gjegjësisht për LSDM-në, që pastaj, vazhdoi Dimovski, PSP a ka hapur raste kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në lidhje me transportin e nxënësve, pasi që Komuna e Strumicës ka paguar tri herë më shumë mjete nga Komuna e Manastirit për atë qëllim, ndërsa nga ana tjetër, deklaroi ai, ka nisur një procedurë kundër kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski.

“Pse në momentin e njëjtë nuk veproni njëjtë për të gjithë kryetarët e komunave”, pyeti Dimovski.

Comments