Dimovski ironizon: S’vendos populli për formimin e qeverisë, por Ali Ahmeti

190
fresco
Dimovski ironizon: S'vendos populli për formimin e qeverisë, por Ali Ahmeti

Nëse LSDM formon Qeveri ajo do të thotë se i gjithë ky korpus i votave të cilat VMRO-DPMNE i ka fituar nga kushtimisht thënë korpusi maqedonas i votave, nuk do të vendos, por Ali Ahmeti do të vendos për atë, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija DImovski në një intervistë për Kanal 5.

Sipas tij në atë korpus të votave, nuk janë vetëm votat e maqedonasve.

“Këtu ka turq, vlleh, romë, boshnjakë dhe serbë, të cilët kanë votuar për VMRO-DPMNE-në ose LSDM-në. Në këtë shtet aspak nuk janë të rëndësishëm, pasi që në këtë shtet nuk vendos populli se kush do të formojë Qeveri në rastin konkret, por vendos BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti”, thotë Dimovski.
Comments