Dimovski: “Shkëndija, ekip i Zaevit”!

Ndeshja, Shkëndija-Vardar tashmë komentohet edhe nga politika dhe për këtë është “kujdesur” deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke e festuar fitoren e Vardarit.

Dimovski në rrjetin social Facebook ka shkruar “Kështu duhej, në ditën e festës Vardari të fitoj ekipin e Zaevit” shkruan,Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Këtë koment Dimovski e ka bërë për shkak se në lojën Shkëndija-Gent, për ekipin kuqezi bënte tifo edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.