“Dinamo tregoi guxim”, Ardian Kozniku i thur lavde Ilir Dajës për ndeshjen ndaj Hajdukut: Luajtën shkëlqyeshëm…!
Ish-futbollisti i disa skuadrave shqiptare dhe kroate, Ardian Kozaniku ka komentuar duelin e mbrëmshëm mes Hajduk Splitit dhe Dinamo Tiranës.
Kozniku përmes një interviste për “index.hr”, ka thur lavde për trajnerin shqiptar, Ilir Dajën, shkruan Indeksonline
“Jam i lumtur që pamë një atmosferë fantastike dhe e shijuam futbollin. Urimet shkojnë edhe për Dinamon dhe trajnerin e tyre Ilir Dajën.
“Ata guxuan dhe luajtën në një mënyrë shumë të mirë edhe pse kundër favoritëve. Por Hajduku është shumë i fortë”, u shpreh Kozniku
Skuadra e Dinamos ishte duke fituar 0:1, por në pjesën e dytë skuadra kroate riktheu rezultatin në 2:1.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në qytetin e Tiranës./Indeksonline/