Dinari: Hovenier i shkon përsëri në zyre Osmanit

182

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në propozimet të cilat ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së.

“Duke diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, Presidentja Osmani ripotencoi mirënjohjen e thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në mes tjerash, Presidenca thotë se në takim u diskutua po ashtu edhe “për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”.

Comments