Diplomatët serb: Prishtina mbetët partneri strategjik i SHBA-së

305

Mediat Serbe kanë shkruar se Prishtina mbetet partner strategjik i SHBA-së.

Kjo dëshmohet me faktin si Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ulë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Diplomatët serb po e komentojnë këtë duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbetën partner strategjik me Prishtinë.

Këtë thonë e ka si rezultat i shumë viteve të lobimit të shqiptarëve të Kosovës në perëndim.

‘Danas’ shkruan se si Thaçi edhe në shënimin e njëqindvjetorit të ditës së armëpushimit të Luftës së Parë Botërore në Paris ishte afër liderëve botëror, ndërsa Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq qëndroi më larg.

Sipas burimeve që citon kjo gazetë, raportet e mira të Kosovës me SHBA-të është edhe për shkak të senatorit Bob Dol dhe kongresmenit Eliot Engel.

Comments