Disa fëmijë të plagosur pas një sulmi me thikë në Francë

247

Gjashtë fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një park në qytetin Annecy në alpet franceze.

Sipas raportimeve, një burrë i armatosur me thikë sulmoi një grup fëmijësh trevjeçarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:45 me orën lokale.

Burri që kreu sulmin është vënë në pranga.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, raporton televizioni BBC.

Zyrtari rajonal, Antoine Armand, e përshkroi sulmin si të neveritshëm dhe tha se autoritetet janë duke e hetuar rastin.

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, është rrugës për në vendin e ngjarjes.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se gjashtë fëmijë janë lënduar, ndërsa mediet lokale thanë se dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Televizioni BFM TV raportoi se fëmijët e sulmuar janë rreth 3-vjeçarë.

Comments