Disa risi nga iPhone 8



iPhone 7, siҫ e dini është hedhur në treg një muaj më parë, dhe, natyrisht të gjithë janë gati për iPhone 8. Në 2017-ën, në 10-vjetorin e iPhone, do të prezantohen të tjera risi. Më poshtë, janë disa nga të rejat që prezantohen për iPhone 8.
Ekran me ndryshime radikale
Thashethemet e fundit nga Mac raportojnë se iPhone do të ketë një model të ri. Ekrani do të ketë ndryshime radikale. Touch-i do të jetë me sensorë të jashtëzakonshëm. Po ashtu, përmasat e tij do të jenë më të mëdha se iPhone 7, ngjyrat origjinale dhe më shumë nuanca për fotografitë.
I gjithë me xham
Sipas Mashable, Apple Inc. ka marrë patentën për “një përbërje xhami” që nga 2014-a, dhe është provuar që kur iPhone 7 u prezantua këtë vit. Po ashtu, edhe CEO i Catcher Technology, tregon se kompania po planifikon të sjellë një telefon të gjithin prej xhami në 2017-ën.
Karikues me Wireless
Një raport i fundit nga Bloomberg, sqaron se Apple po punon për të pasur një iPhone 8 që karikohet me wireless. Kjo mund të të shpëtojë një herë e mirë nga drama e baterisë, sepse telefonin do ta kesh gjithmonë në karikim, mjafton të kesh wireless. Të tjera thashetheme për iPhone 8, do të vijnë shumë shpejt.